Shqipëria ka pranuar një serë kushtesh, të vendosura nga donatorët e rindërtimit. Report TV ka siguruar dokumentin e angazhimit të nënshkruar nga Shqipëria, Banka Botërore e disa banka evropiane. Konferenca e Donatorëve “Bashkë për Shqipërinë” organizuar nga Komisioni Evropian në Bruksel, mblodhi 1.15 miliardë euro grante, hua, e fonde për projekte zhvillimi nga rreth 100 vende që morën pjesë në këtë konferencë për të shprehur solidaritetin ndaj Shqipërisë në përpjekjen për t’u ringritur pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019 që la pas 51 vik tima, qindra të pl agosur dhe mijëra të pastrehë nga godinat e rr ënuara e të dëmtuara.
Deklaratë me rastin e konferencës ndërkombëtare të donatorëve pas tërmetit Me anë të kësaj deklarate, Republika e Shqipërisë, Banka e Këshillit të Evropës, Banka Evropiane e Investimeve dhe Bashkimi Evropian, i përfaqësuar nga Komisioni Evropian dhe Banka Botërore shprehin synimin e përbashkët për të mbështetur rindërtimin dhe rimëkëmbjen e sektorit të banesave në Shqipëri, nisur nga parimet e mëposhtme të angazhimit. Vijueshmëria- Kërkohet një program uniform kombëtar për rindërtimin e banesave, që të sigurojë koordinimin e nismave kombëtare dhe ndërkombëtare dhe standard të aplikuara në vijueshmëri, pavarësisht nga burimet e financimit. Ai duhet të vihet në zbatim nga politika të harmonizuara, të qarta dhe tërësisht të zbatueshme. Qartësia-Duhet të bihet dakord për rregullore të zbatimit ku përgjegjësitë të jenë të përcaktuara dhe koordinim efektiv mes të gjitha niveleve, duke përfshirë autoritetet qendrore e vendore. Zbatimi duhet të drejtohet nga një Agjenci e Rindërtimit të Banesave, ose institucione alternative ku të përfshihen ministri dhe agjenci të rëndësishme, ku përgjegjësitë dhe hierarkia e marrjes së vendimeve të jenë të përcaktuara qartë. Duhet të përcaktohen para së gjithash kërkesat dhe proceset e prokurimeve, menaxhimit financiar, auditimit dhe monitorimit.
Pjesëmarrja- Programi kombëtar i rindërtimit të banesave duhet të përfshijë pronarët, me mekanizma të konsultimit dhe pjesëmarrjes. Këto mekanizma duhet të pranojnë që, duke qenë se shumica e banesave të dëmtuara janë pallate me shumë apartamente, kërkohet të mbahen qendrime koordinuese ndaj shumë pronarëve për njohjen e situatës dhe angazhimin. Transparenca- Hartimi, detajet dhe vendimet e programit të rindërtimit të banesave duhet të jetë e hapur për publikun. Kriteret e përzgjedhjes për përfitimin duhet të jenë të qarta dhe t’i nënshtrohen mekanizmave të pavarura të verifikimit. Monitorimi i treguesve të progresit, afateve dhe lëvizjeve të të gjitha fondeve duhet të publikohen rregullisht online. Llogaridhënia- Tek programi i hartuar kërkohen të përfshihen një strategji e qartë komunikimi dhe një mekanizëm i qartë i plotësimit të kërkesave. Pasojat e mundshme negative sociale dhe në mjedis nga shembjet, ndërtimet e reja dhe/ose planet e vendosjes duhet të tyrajtohen në mënyrë pro-aktive.
Barazia- Burimet publike duhet të trajtojnë dhe mbështetin me përparësi familjet më në nevojë, duke u kushtuar vëmendjen e duhur problemeve gjinore dhe nëpërmjet zbatimit të parimeve të mosdiskriminit. Problemet ekzistuese dhe ato të reja që mund të dalin gjatë rindërtimit duhet të monitorohen dhe trajtohen, duke përfshirë reforma në politika të drejta e largpamëse lidhur me banesat dhe ndërtimet e tjera të paligjshme. Efikasiteti- Kërkohet një strategji financimi që të koordinojë fondet nga sektori privat nga burime të ndryshme, duke përfshirë sektorin vendas banker, si për pronarët e banesave, ashtu edhe për materialet që përdoren për shtëpitë. Duhet të mendohet për ndërhyrje që të sigurojnë furnizimin e përshtatshëm, të vazhdueshëm dhe me çmime të arsyeshme të materialeve të ndërtimit. Elasticiteti- Kërkohen kuadro institucionale dhe rregullatore që të promovojnë rindortimin efikas, duke përfshirë kodifikimin e uljes së rreziqeve nga fatkeqësi të ndryshme, në përputhje me Eurokodet, ashtu sikurse kërkohet edhe përmirësimi i kontrollit të cilësisë, shtimi i sigurimit të pronës dhe siguria se projektet e ndërtesave bëhen në përputhje me koncepte të efikasitetit të jetesës dhe infrastrukturës. Këto duhet të mbështeten nga institucione me kapacitete dhe fuqi të mjaftueshme.