Partia Demokratike e ka nisur me një padi të nesërmen e ditës së shpërt himit të solidaritetit për shqiptarët. 24 orë pasi u kish humbur filli, goja dhe adresa, demokratikasit janë gdhirë si pas një nate kur u është dashur të dehen për të harruar atë “që u ka bërë vaki”. Pasi kanë rrëmuar në sirtarë, kanë nxjerrë prej aty brumin – sipas tyre – të një padie, për një konçension të cilin e kanë atakuar që ditën e parë. Atë të check up. Nuk duam që të hyjmë në detajet e dobisë së konçensionit, as edhe të faktit që aku zat e ngritura nga selia e PD dhe deputetëve të saj, janë hedhur poshtë qoftë me argumenta kur kanë qenë politike, qoftë nga ana e institucioneve ligjzbatuese kur janë përcjellë atje, e qoftë nga dobia që një instrument i tillë ka sjellë për popullatën.

Sepse dobia e shqiptarëve, është e fundit që kanë patur në mendje kur kanë vendosur të nxjerrin nga sirtari padinë e mbushur me aku za që janë bërë bajate, për të thënë më të paktën. Jo, kjo është një strategji për t’iu kundërvënë mbështetjes së fuqishme që Edi Rama dhe qeveria e tij mori dje në Bruksel. Një përpjekje e vakët, nga njerëz që nuk u ka dalë ende pija e marrazit të një dite më parë, për të zbehur entuziasmin e ligjshëm të shqiptarëve, të cilët këtë të hënë, më shumë se sa paratë e rindërtimit dhe rigjallërimit të ekonomisë, morën mesazhin e madh se me të vërtetë nuk janë vetëm. Dhe që Evropa nuk ua ka mbyllur dyert.

Strategjia e go ditjes së fortë të Edi Ramës dhe qeverisë së tij, në një moment të tillë, i cili do të sjellë natyrshëm dhe shtim të mëtejshëm të mbështetjes popullore fillon tek SHQUP-i. Por nuk përfundon aty. Ajo vazhdon në zyrën e Ilir Metës. Presidenti që vitin e fundit ka bërë nga të gjitha për të zhbërë legjitimitetin e tij dhe që nuk çudit më askënd me marrëzinë e fjalëve dhe konfuzionin e veprimeve, ka pritur në zyrë kryetarin e opozitës. Në një përpjekje të koordinuar për të populluar mediat me sulme kundër qeverisë, opozita e SHQUP-it dhe opozita e Ilir Metës nga selia e presidencës, kanë vazhduar të flasin përçart, për dekrete që i firmos Ilir Meta por i zbaton populli, me parlament që e shpërndan jo Ilir Meta por populli, apo me grus hte shteti imagjinarë që Ilir Meta do i luf tojë duke firmosur dekrete.

Dje në Bruksel nuk ishte i lumtur vetëm Edi Rama. E kënaqur ishte Presidentja e Komisionit Evropian, për rezultatin spektakolar të konferencës së donatorëve. Të kënaqur ishin ata që, kush më shumë dhe kush më pak, i dhanë dorë Shqipërisë në këtë moment. Të qartë se nuk po ofronin thjesht mbështetje financiare për vi ktimat e tërmetit, por po i jepnin një shans të artë Shqipërisë. Po i ndiznin – edhe pse jo formalisht – një dritë jeshile në rrugën e saj të patjetërsueshme drejt familjes së madhe evropiane. Imagjinoni pak, nëse dikush do u thotë atyre se, ndërkohë në Shqipëri, në dy seli, atë të opozitës dhe atë të presidencës, ka pllakosur zia prej lajmeve historike që solli për shqiptarët 17 shkurti. (XH.Salla, Lexo.al)