Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Qendrën shëndetësore të rindërtuar në Ndroq ku ka parë nga afër mjediset e reja dhe ka biseduar për disa minuta me stafin mjekësor dhe banorët. Ndërsa është takuar me një grup mjekësh dhe infermieresh, Rama ka dëgjuar nga to për mënyrën e punësimit përmes portalit brenda një kohe shumë të shkurtër. Kreu i qeverisë ka zgjedhur disa fjalë nga bibla për t’iu përgjigjur. “Krishti në Bibël i thotë Shën Thomait, ti preke dhe besoje por lum kush të besojë pa prekur”, është shprehur Rama, ndërsa më tej ka vijuar inspektimin e qendrës Shëndetësore.

Teksa publikoi pamjet nga vizita në qendrën shëndetësore të Ndroqit, e cila është rindërtuar me standardet më të larta, kryeministri Rama shkruante se paralelisht janë punësuar me një sistem transparent, 140 mjekë në qendra shëndetësore dhe spitale vetëm në këto dy muaj të vitit 2020. “Ndroq, Tiranë – Me Ogertën në një tjetër qendër shëndetësore të rindërtuar me standardet më të larta, si 180 qendrat e tjera shëndetësore nga një cep i Shqipërisë në tjetrin, me Programin Kombëtar “Rehabilitimi i 300 qendrave shëndetësore”.

Paralelisht janë punësuar me një sistem transparent, 140 mjekë në qendra shëndetësore dhe spitale vetëm në këto dy muaj të vitit 2020! Nga 1 janari deri tani, më shumë se 59 mijë qytetarëve i’u kursyem ecejaket në sportele për rinovimin e kartës së shëndetit, e cila aksesohet online nga të gjithë institucionet shëndetësore falë #REVOLUCIONIDIGJITAL2020??? NË SHËRBIMET PUBLIKE ? https://e-albania.al/ ?” /e.s/