Jasir Asani vijon të shkëlqej në miqësoret e klubit Suedez AIK.Në takimin e sotëm Asani ka shënuar sërisht në barazimin 1-1 përballë ekipit Rus të FC Rostov.

Ky ishte goli i dytë për Asanin në ndeshjen e tij të tretë të luajtur për klubin e tij të ri, që është një paraqitje mbresëlënëse.Jasir Asani u transferua tek ekipi suedez këtë merkato janari nga ekipi kampion i Shqipërisë, Partizani.