Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj duke komentuar punonjësen e OFL-së që mban syze të errëta dhe kapele gjatë konferencave për shtyp, thotë se ashtu është vendosur nga drejtuesit e operacionit.

‘Ajo është një çështje që vendoset nga drejtuesit e operacionit. Dhe ka shumë çështje që ministri nuk duhet të merret. Unë personalisht nuk dua të merrem sepse ajo është një vajzë që bën detyrën e zëdhënëses. Punonjësit e njësive speciale duhet të jenë të mbrojtur’, u shpreh Lleshaj.Më tej, i pyetur nga Nisida Tufa në emisionin ‘Kjo Javë’ për polemikat që ka krijuara mbajtja e simboleve të Policisë nga një zëdhënëse e cila vetë nuk është pjesë e Policisë, ministri ka thënë se ajo është normale.

‘Nuk ka shkelje të ligjit sepse vajza nuk është e veshur me uniformë, por mban stemën dhe një kapele. Por nuk ka asgjë të keqe. Kushdo mund ta mbaje një simbol të Policisë së Shtetit. Kjo ndodh kudo në botë. Fëmijët i mbajnë në çantat e shkollës, i mbajnë dhe si stika’, u shpreh ministri.Ndërkohë, duke folur për anonimizimin e emrave në komunikatat për shtyp, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj tha se Policia mundohet të ruajë privatësinë e personave që janë subjekt i OFL-së sepse ata e kanë vuajtur dënimin dhe janë jashtë akuzës penale.

‘Anonimizimi ëhstë një standard i Policisë së Shtetit, për të ruajtur privatësinë sepse ktu nuk ka akuzë, por ata janë objekt i një procvesi administrativ. Policia kujdeset që ata të mos jenë të oparagjykuar në opinionin publik. Ata kanë vujatur dënimet dhe janë jashtë akuzës penale.’