Kryedemokrati Lulzim Basha i është bindur ‘urdhrit’ të presidentit Ilir Meta që Shqiparja.com zbardhi ekskluzivsht një javë më parë për të mbledhur njerëz për tubimin e dy marsit. Ai i ka dhënë urdhër strukturave të partisë që të jenë në shesh krah presidentit Ilir Meta në tubimin anti-qeveritar. Basha thotë se demokratët duhet t’i përgjigjen çdo thirrjeje në mbrojtje të kushtetutës. Kryedemokrati shpërndan dy porosi për të djathët përmes mesazhit të tij, që kjo të shpërndahet tek të gjitha strukturat e partisë dhe të bisedohet me sekretarin e Përgjithshëm për masat organizative, duke lënë të kuptohet se strukturat në rrethe duhet të nisin organizimin për transportimin drejt Tiranës të militantëve të djathtë në tubimin opozitar të drejtuar nga kreu i shtetit. “Si qytetarë që duam që vendi të bëjë hapa para drejt konsolidimit të demokracisë, duhet t’i përgjigjemi çdo thirrje në mbrojtje të Kushtetutës dhe funksionimin demokratik të institucioneve të pavarura. Prandaj unë e mbështes tubimin e thirrur nga Presidenti për Kushtetutën!”, thuhet në mesazhin e Bashës.
Mesazhi i plote i Bashes- “Si qytetarë që duam që vendi të bëjë hapa para drejt konsolidimit të demokracisë, duhet t’i përgjigjemi çdo thirrje në mbrojtje të Kushtetutës dhe funksionimin demokratik të institucioneve të pavarura. Prandaj unë e mbështes tubimin e thirrur nga Presidenti për Kushtetutën!”. Dy porosi: 1. Ky mesazh të shpërndahet tek të gjitha strukturat e partisë. 2. Mbi këtë çështje do të keni gjatë ditës bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm, për masat organizative.
Ju përshëndes! Burime konfidenciale thanë ekskluzivisht për Report Tv, se Presidenti i ka kërkuar Bashës mbështetje në këtë aksion të tij kundër qeverisë për rrëzimin e kryeministrit Edi Rama. Dhe jo vetëm mbështetje politike, siç kryedemokrati Basha i dha dje publikisht pas takimit me aleatët, por angazhim konkret duke siguruar qytetarë për të dalë në bulevard përpara kryeministrisë. Dua nga ty 10 mijë njerëz”, i është drejtuar në zyrën e tij Meta Bashës.
Një ditë pas takimit, Basha u shpreh se do të ketë rotacion politik për të sjellë në pushtet opozitën e bashkuar, por me mjete demokratike, duke përjashtuar protestat.