Ish- kreu i SHISH, Fatos Klosi e quan të padrejtë thirrjen e presidentit Ilir Meta për një “besëlidhje me qytetarët kundër grushtit të shtetit”. I ftuar në “Pa Protokoll” në Report Tv, teksa shprehet skeptik për atë se çfarë do të ndodhë, Klosi tha se me këto veprime po humb vlerat e një presidenti.

“Meta iu drejtua PD, iu drejtua aleatëve që ta ndihmojnë që të thërrasin popullin. Po bën një veprim që nuk i takon presidenti, humbin ato vlerat e presidentit. Ka marrë përsipër një gjë të madhe,. Mbase ka të drejtë në shumë gjëra, por duhen biseduar. Ndoshta është e vështirë për t’u besuar. Nuk besoj se do bëjë ndonjë gjë në 2 mars, nuk ka forcë ta bëj, s’ka njerëz. Nuk mendoj se i ka hyrë një valle kot. Opozita e kuptoi se me forcë nuk bën dot asgjë. Nuk është forca, por duhet gjetur mirëkuptimi. Populli voton, thirret në votime”, tha Klosi.