Një beqar i vetmuar ka deklaruar se është i gatshëm të paguajë plot 25,000 mijë dollarë për të gjetur një të dashur këtë Shën Valentin. Jeff Gebhart, 47 vjeç, nga Prarire Village e Kansas, u shpreh se ka hapur një llogari në platformën “DateJeffG.com” dhe të gjithë njerëzit që janë të interesuar për ta ndihmuar Jeff për të gjetur “njeriun e jetës” do t’i shpërblejë. Sipërmarrësi pretendon se është një person shumë energjik dhe partneren e re e kërkon të ngjashme me karakteristikat e tij, që të dy së bashku të zhvillojnë aventura ekstreme.
Jeff shkruan: ”Unë kam vrapuar me demat në Spanjë, jam hedhur me parashutë nga shumë aeroplanë, dhe kam qëndruar në dëborë tërësisht i zhveshur”. Ai më tej shtoi se nuk ka kohë për të gjetur një të dashur pasi ka shumë angazhime që lidhen me punën, palestrën dhe sportet ekstreme që praktikon, ndaj dhe ka kërkuar ndihmën e personave të tjerë, natyrisht kundrejt pagesës.