Një thashethem rozë ka ‘tronditur’ ditët e fundit SHBA. Mediat kanë publikuar lajmin se Melanie Trump ka një lidhje me një person tjetër dhe Trump e di këtë fakt dhe nuk e shqetëson aspak. Pasi Trump fitoi zgjedhjet në 2016-tën, Melania nuk u zhvendos menjëherë në Shtëpinë e Bardhë. Asokohe, ajo zgjodhi të qëndronte në Nju Jork derisa djali i tyre, Barron, të mbaronte shkollën.

Shkrimtarja Monica Byrne pretendon se në fakt Zonja e Parë nuk u zhvendos për shkak të marrëdhënies që ajo ka me shefin e sigurisë së filialit të Tiffany, që e ka qendrën në Kullën Trump. Ai quhet Hank Siemers. “Melania nuk jetonte me Trumpin, ajo po qëndronte me të dashurin e saj”, ka shkruar në Twitter Noel Casler, ish i punësuar i “The Apprentice.”