Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla në një prononcim për News 24 deklaroi se fjalimi i kryeministrit Edi Rama sot në Kongres ishte historik, kurse shtoi se PD duhet ta dijë se zgjedhjet e ardhshme mbahen në qershor 2021.
“PS do marrë 900 mijë vota në zgjedhjet e 2021. Është objektiv shumë real. Fjala e kryeministrit ishte historike. Ne kemi objektiv që të legalizojmë cdo banesë në zonat rurale. Ta dijë PD, që zgjedhjet e ardhshme janë në qershor 2021. Janë mbi 200 mijë familje shqiptare që presin marrjen e tapive. Ky Kongres ndryshon nga kongreset më herët. Letra e socialistëve për ndryshime? E mirëpritur sepse ne jemi parti e hapur. Kjo letër është njësoj si gjitha letrat dhe e-mailet që merren nga shqiptarët. Sigurisht që asnjëra nuk lihet në harresë. Edhe kjo letër i është lënë Asamblesë”, tha Balla.