Reperi i njohur Arkimed Lushaj i njohur si Stresi ka qënë i ftuar në emisionin “E diell”, ku edhe ka treguar detaje nga marrëdhënia e tij me bashkëshorten e tij, Keisin. Edhe pse ka pranuar se është në një lidhje, Stresi sërish ka shprehur dashurinë e tij për të. Fillimisht reperi është shprehur se në zemër ka persona të tjerë ndërsa më pas ka folur sërish për dashurinë që ka për Keisin, duke e lënë të pasqaruar, janë bashkë apo jo?

Gjatë intervistës, ka treguar edhe gjërat që ai bënte, të cilat e acaronin Keisin dhe mendimin e familjes së tij për të.

Pjesë nga intervista:

PYETJE: Kush është kjo vajza në Kanda?

Stresi: Në jetën time momentalisht ekzistojnë shumë njerëz. Nuk di ça të them. PYETJE: Kjo telenovela sa do zgjasi? Stresi: Mund të zgjasi gjithë jetën. Unë jam i paparashikueshëm. Tek unë si pëlqen fikja e telefonit. As shoqërinë nuk ma do hiç. PYETJE: Po t’u ça të pëlqen tek Keisi? Stresi: Bën shumë për shtëpinë. Është brenda gjithë normave të mundshme. Momentalisht nuk e kam por ka vetitë më të mira.

PYETJE: Midis Keisit dhe shoqërisë, kë do zgjidhje? Stresi: Atë. Normale që do zgjidhja atë. Shokët i kam shtrydh. PYETJE: Ça të tha babi për të? Stresi: Babi më tha qenka vajzë e mirë, por të shtëpisë a i ka të djathtë? Sali Lushaj është i njohur gjithashtu për publikun pasi për një kohë të gjatë ka qënë truproja e ish-kryeministrit Sali Berisha.