Ligji “Anti KÇK” i cili ka dhene qe sot efektin e pare me aksionin e OFL kunder pasurive kriminale, po diskutohet ne studiot televizive, ku disa gazetare e juriste shprehen se dublon ose i merr kompetencat SPAK-ut.
Por, zv.ministri i Brendshem Julian Hodaj i ka dhene nje sqarim shume te qarte e shterrues se ne fakt e verteta eshte se ky ligj nuk dublikon asnje organ tjeter.
Eni Vasili: Si do funksionoje konkretisht?
Julian Hodaj: Po marr rastin e sotem.Nje nga personat qe ka resortin ka qene i denuar ne Itali per trafikim. Sot u leshua urdher sekuestro urgjence. Urdhri per 24 ore cohet te SPAK qe ka dy opsione, ose e shfuqizon ose e con ne gjykate per vleresim. Gjykata vendos nese e sekuestron apo jo. Spaku jep pergjigje brenda 5 ditesh. Gjykata ka 15 dite per te vendosur nese do vendose sekuestron. Nese personi e bind gjykaten qe e ka me burime te ligjshme, i kthehet sendi.
Ky shpjegimi kaq i thjeshte tregon qe nuk ka asnje mbivendosje apo marrje e kompetencave te Spakut, sic po behet zhurme ne media.