Afrona Dika ka treguar në llogarinë e saj në Instagram se nuk i pëlqen aspak ta festojë ditën e Shën Valentinit, mirëpo Blero e ka bërë partneren e tij “ta dashurojë” këtë ditë. Ai i ka dërguar një dhuratë të ëmbël Afronës, e cila nuk ka ngurruar ta ndajë me ndjekësit e saj në Instagram.
Ajo ka publikuar buqetën e bukur me lule dhe arushin e bardhë që ka marrë, ndërsa krahas postimit falenderon partnerin i cili ia del ta bëjë të lumtur çdo ditë.

“Unë i dashuroj lulet dhe bashkëshorti im e di. Për mua, dita e Shën Valentinit është një ditë normale dhe nuk duhet të jetë e vetmja ditë në të cilën dhurohen lule dhe dashuri. Nuk është një ditë të cilën unë kam dëshirë ta festoj, por ai s’mund të rrinte pa më surprizuar sërish me lule. Dashuria është si një lule, kërkon vëmendje dhe përkujdes. Nëse nuk e ujit mjaftueshëm, do të fillojë të vyshket dalëngadalë. Gëzuar ditën e të dashuruarve!”- shkruan Afrona në postim. Blero dhe Afrona janë të lidhur prej 6 vitesh, ndërsa një vit më parë çifti u kurorëzua me martesë.