Ish-Presidenti Alfred Moisiu i ka dhënë një mesazh Ilir Metës, teksa e rekomandon këtë të fundit të mos bëhet palë por të debatojë në respektimin dhe në kërkesën për respektimin e kushtetutës.

“Përfaqësojnë unitetin e kombit dhe unitetin e kombit nuk mund ta përfaqësosh nëse bëhesh palë ose merr pjesë në debatet e ndryshme politike.

Presidenti bën debate kushtetuese për mbrojtjen e kushtetutës dhe interesave të vendit. Unë u përpoqa të jep një shembull, të cilin e ndjek sipas experiencës”, është shprehur ai për Ora News!