Ministri i Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj priti sot në një takim ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim. Ministri Ahmetaj bëri të ditur se kontributi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për qeverinë shqiptare në procesin e rindërtimit do të vijojë.
“Mirënjohje për mbështetjen e përhershme të SHBA-së ndaj Shqipërisë dhe një falenderim i posaçëm për ndihmën e menjëhershme pas tërmetit të 26 nëntorit dhe kontributit që do të vijojë, në favor të përpjekjeve tona për rindërtim”, deklaroi Ahmetaj.