Numri i humorit me protagonist Stresin në “Why Not” shkaktoi pakënaqësi tek ish-partnerja e reperit. Keisi e cilësoi inskenimin në formatin në fjalë si mënyrë e Roza Latit për të tërhequr vëmendje, ndërsa kjo e fundit reagoi pasditen e djeshme kundrejt Keisit. Mes këtyre debateve virtuale, reagimi përfundimtar ka ardhur nga vetë Stresi.

“Askush në këtë botë sa të jem gjallë s’mundet me ul poshtë njeriun tim, të paktën në sy tim”, ka shkruar Stresi, duke e konsideruar këtë si një parim thelbësor. Ai ka patur edhe një propozim për vajzat: “Flisni nëpër inbox të paktën çfarë keni e jo në publik”. Ky reagim erdhi pasi Keisi i dha një përgjigje të dytë Rozës, duke i kujtuar se ajo nuk është e dashura e reperit, por bashkëshortja e tij.