“Një vit pa ty. Dhe nuk ka asgjë që ta lehtësojë dhimbjen për humbjen tënde. Asnjë përqafim nuk e zëvendëson dot tëndin. Të dua përgjithmonë”, shkruan Ajola Xoxa në Instagramin e saj, një vit pas ndarjes nga jeta të babait të saj. Statusin e shoqëron me një nga fotot më të bukura të të dyve bashkë, duke u përqafuar në ditën e dasmës së saj. Publicisti Arben Xoxa u nda nga jeta në moshën 67-vjeçare si pasojë e një sëmundjeje.