Paraditen e sotme kryedemokrati Basha sëbashku me Sali Berishën, dolën në një tryezë ku folën për shëndetësinë dhe vizionin e tyre për kete sektor, ndërkohë që hidhnin akuza politike në drejtim të qeverisë për punën e bërë në këto 7 vite. Por, akuzave të Bashës e Berishës iu është përgjigjur menjëherë jo me fjalë por me fakte, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.
Teksa poston pamje se si ishte në kohën e Berishës gjendja e shëndetësisë, ministrja shkruan: ”FJALËT nuk mjaftojnë për të përshkruar gjendjen e shëndetësisë, në kohën e KATRAHURËS së atyre që sot paturpësisht shpallin vizione për shëndetësinë.
Ja, këto pamje/fakte ilustrojnë qartësisht vizionin e tyre. Nuk janë realizuar në vendgrumbullime mbeturinash, por janë shkrepur mu në zemër të qendrës spitalore më të madhe në vend vetëm 6 vjet më parë!
Ishte koha kur profesorë, mjekë dhe infermierë të nderuar, qytetarë hallexhinj dhe të sëmurët duhej të punonin dhe merrnin shërbimin ekzaktësisht në këto mjedise. Koha kur Qendra Spitalore më e madhe në vend nuk dallonte pothuaj fare, nga një treg i gjësë së gjallë, ushqimeve të çastit dhe fanellatës, ka ikur një herë e mirë. KTHIM PAS NUK DO TË KETË! Puna për #ShëndetësinëQëDuam vazhdon?pa u ndalur kudo në Shqipëri!”
Ndersa duke ironizuar Sali Berishen i cili eshte kardiolog me profesion, Manastirliu shkruan: ”PS: Fotografia e parë është shkrepur në shërbimin e Kardiologjisë, të cilin Doktori “e deshi” dhe “e mbështeti” aq fort…”