Ambasadorja Amerikane në Shqipëri, Yuri Kim me anë të një deklarate të postuar në rrjetet sociale ka treguar edhe tre prioritetet e SHBA në vendin tonë. Kim shprehet se është e privilegjuar që do të shërbejë për SHBA në Shqipëri. Ndër pikën e parë që ajo ka renditur si fokusim të punës së SHBA në Shqipëri është thellimi i marrëdhënieve në fushën e mbrojtjes së Shqipërisë. Së dyti sipas Yuri Kim aspirata e SHBA në Shqipëri është që të nxisi zhvillimin demokrat të Shqipërisë për të mbështetur rrugën drejt BE. Së treti Yuri Kim shprehet se do të punoj për të nxitur eksportet dhe investimet e SHBA në Shqipëri, në mënyrë që të krijojmë më shumë vende pune dhe mundësi për amerikanët dhe shqiptarët
“Ndihem thellësisht e nderuar që shërbej si Ambasadore e SHBA në Shqipëri. Për më shumë se dy dekada, kam pasur privilegjin t;u shërbej SHBA si diplomate. Nga Pekini në Bagdad e shumë vende ndërmjet tyre jam përpjekur të forcoj marrëdhëniet e SHBA nëpër Botë. Përgjatë 23 viteve të mia në Uashington kam punuar mbi shumë nga prioritetet tona kyçe të politikës së jashtme duke ndihmuar për të sjellë paqe dhe begati. Jam e kënaqur që vij në Shqipëri, që shënon 100 vjetorin e njohjes se Pavarësisë së Shqipërisë nga SHBA. 100 vjet më parë Presidenti Ëillson kundërshtoi ndarjen e Shqipërisë midis fqinjëve të saj dhe ndihmoi në rrugëtimin e Shqipërisë si anëtare e Lidhjes së Kombeve në dhjetor të 1920. Ashtu si SHBA ka mbështetur Shqipërinë gjatë viteve, Shqipëria ka qenë mike e SHBA. Jam e privilegjuar të ndodhem këtu sot. Gjatë mandatit tim këtu unë kam në plan të punoj mbi tri prioritete. Së pati do të punoj për të thelluar marrëdhëniet tona në fushën e mbrojtjes që Shqipëria të bëhet aleate më e fortë dhe më e aftë. Së dyti do të vijoj të nxis zhvillimin demokratik të Shqipërisë për të mbështetur përpjekjet tuaja për anëtarësim në Be. Aspiratat evropiane të Shqipërisë dhe reformat që ato kërkojnë do të sjellin më shumë begati dhe qëndrueshmëri për ju dhe rajonin. Së treti, do të punoj për të nxitur eksportet dhe investimet e SHBA në Shqipëri, në mënyrë që të krijojmë më shumë vende pune dhe mundësi për amerikanët dhe shqiptarët. Po pres me kënaqësi që të njoh Shqipërinë. ” tha Yuri Kim.