“Ka mundësi që Aleksandar Vuçic, kur t’i jepet ultimatumi për të njohur pavarësinë e Kosovës, të tërhiqet nga posti i presidentit të Serbisë dhe t’ia lërë dikujt tjetër këtë cështje të konsideruar një “patate të nxehtë” që të përvëlon duart”.
Kështu shprehet gazetari dhe analisti i njohur Boshko Jakshic.
Sipas tij, në momentin kur Prishtina do të heqë taksën, pritet që të shtohet menjëherë trysnia mbi Beogradin për cështjen e pavarësisë.
Jakshic mendon se dhe në prag të zgjedhjeve serbe do të jetë e pashmangshme zgjidhja e çështjes së Kosovës.
Vetë Vucic deklaronte disa kohë më parë se sivjet në lidhje me Kosovën, Serbisë do t’i ofrohet diçka “që do të jetë e vështirë të refuzohet, por që nuk guxon ta pranojë”.
Për analistin është e qartë se farë kërkohet: ajo është formula.
“Duke pasur parasysh sa gjatë e ka refuzuar Serbia idenë e njohjes së pavarësisë së Kosovës, por dhe se me cfarë presionesh të fuqishme do të përballej Vucic nëse hiqet taksa, atëherë është e vështirë të parashikohet e ardhmja e Serbisë nëse nuk pranon zgjidhjen e ofruar”, shprehet Jakshic.
Presidentit serb, sipas tij, i mbetet që ose të pranojë një lloj formule të njohjes reciproke, “ose në të kundërt, Serbia t’i kthehet Moskës, sepse po nuk pranoi pavarësinë rrezikon të hapë fronte të reja me fuqitë e mëdha, përfshirë edhe atë pjesë të botës drejt të cilës normalisht synon të integrohet dhe që është BE-ja dhe Perëndimi”.