“Me ligjin e miratuar në Kuvend prokurorët dhe gjykatësit që shkelin ligjin, shkojnë në bu rg”, tha sot kryeministri Edi Rama i ftuar në një emision televiziv. Kryeministri Edi Rama tha se: “Kemi marrë dje në parlament vendimin që nëse një gjykatës ose një prokuror vepron në mënyrë haptazi të dyshimtë, menjëherë vihet në lëvizje qeverisja e re e gjyqësorit, ose Këshilli i Lartë i Gjyqësorit ose Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe brenda tre ditësh një gjykatës si ajo që dha një vendim skandaloz, pezullohet menjëherë”.

“Këta kanë dalë nga zinxhirët, janë një bandë kr iminale brenda sistemit të drejtësisë, gjykatës dhe prokurorë që janë aleatë me kri min kundër policisë dhe kundër shtetit dhe nuk është policia dhe qeveria në asnjë lloj aleance përkundrazi dhe unë kam fakte për këtë. Atëherë këta e dinë se nuk e kalojnë Vetingun dhe fillojnë të Kapin Çfarë të Kapin, KÇK, dhe kur të vijë Vetingu ikin. Në çdo rast si këto, ata marrin thesin dhe ikin. Çfarë ndodh me këto? Menjëherë mbas pezullimit fillon verifikimi i figurës dhe i pasurisë. Jo nga Vetingu po nga të gjitha agjencitë që merren me këtë dhe shkojnë para gjyqit si gjykatës apo prokurorë të akuzuar për t’ u dë nuar me bu rg se kanë bashkëpunuar me kri min. Kjo është për prokurorët dhe gjyqtarët dhe kjo u bë dje në ligj. Sot me këtë ligj që kemi kaluar gjyqtarët dhe prokurorët që japin një vendim skandaloz, dënohen me bu rg. Rastet i gjykon qeverisja e re e drejtësisë”, theksoi ai.

Në vijim, Rama tha se: “Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka detyrë të bëjë verifikime dhe ndërkohë, KLGJ dhe KLP e pezullojnë dhe gjatë procesit të verifikimit futen të gjithë. Me këtë masë kemi arritur t’u japim mesazhin e qartë të gjithë këtyre të KÇK-së mos guxoni të bëni veprime të tilla. Sepse ata japin vendime dhe pastaj fillon historia, ka dhënë një letër kryetari i bashkisë, ka dalë në fotografi me atë dhe fillon dhe bëhet një komglomerat që s’merret vesh se kush është kr imi dhe kush po e lufton kr imin”.

“Çfarë kemi bërë dhe pse sot? Sot ka një emergjencë për ta çuar luftën kundër kri mit në ekstrem dhe ligji special nuk merret fare me asgjë tjetër përveçse me një gjë. Je dë nuar se ke vr arë, ke shfrytëzuar vajza, ke tra fikuar dro gë e ke kryer dë nimin apo je duke e kryer. Çdo njeri në sistemin demokratik ka të drejtë të rehabilitohet. Jo ne po ti, jo shteti po ti do provosh se pasurinë e ke burim të ligjshëm dhe jo aktivitet kr iminal. Kjo nuk është shpikja jonë por është ajo që ka bërë Italia që ka shkatërruar ma fian. Ne kemi një ligj antim afia. Ligji i antimafias është më i egër se ky ligj dhe nuk funksionon”, tha ai.

Duke folur për ligjin special Rama tha se “Kjo është shpallja më ekstreme e luf tës kundër kr imit të organizuar Ky ligj godet fuqinë financiare të kri mit të organizuar dhe ne kemi të drejtë të besojmë se ne kemi një prokurori të re SPAK. Policia merr dosjen e çon në SPAK dhe nuk mund të jetë luftë selektive se është listë e mbyllur. Sa të dë nuar janë deri në momentin që ka dalë ligji dhe të gjithë ata që janë në listët e të dën uarve do të shkojnë në këtë proces. SPAK e merr, dhe pasi merr kërkesën verifikon dosjen se ka qenë i dë nuar, ose i akuzuar, ka këtë pasuri. Bën një vlerësim të vetin dhe ia çon Gjykatës Speciale dhe brenda 15 ditësh kërkon sekuestron, brenda 15 ditëve Gjykata Speciale vendos sekuestron dhe pastaj pronat e sekuestruar shteti i përdor si të dojë vetë ndërsa ai ka vetëm 6 muaj kohë për betejë ligjore”.