Një ditë pas sekuestrimit të pasurisë së Hajrajve në Shijak, Operacioni Forca e Ligjit ditën e sotme u ka nisur formularin për të justifikuar pasurinë, Lulzim Berishës, ish-kreu i bandës së Durrësit dhe Ardian Çapjas në Elbasan. Për 48 orë, Forca e Ligjit kërkon që të justifikojnë pasurinë në të kundërt do të sekuestrohet. “OFL sapo i ka nisur kërkesat me shkrim për deklarimin e pasurisë, Lulzim Berishës 49 vjec në Durrës, drejtues i një grupi kr iminal. Autori i veprave penale, grup i strukturuar dhe veprimtari kriminale. Në 2012 u dë nua me bu rgim përjetë, në 2016 u lirua me kusht. Ardian Çapjes 52-vjeç i arrestuar për vr asje të punonjësve të policisë mbetur në tentativë.

Dyshohet se në 2009-16 ka kryer vra sje me pagesë. Duhet të përgjigjen me shkrim për 48 orë, më pas do i dërgohen SPAK-ut, që duhet ti vlerësojë për 15 ditë. Në më shumë se 6 muaj gjykata duhet të vendosë. Vetëm banesa mund të përdoret më strehim por as të shitet dhe blihet” deklaron OFL-ja.