Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj deklaroi se miratimi i paketës “Anti KÇK”, shënon përshkallëzimin e panjohur të lutës me krimin dhe se shënjestra do të jetë pasuria e krijuar nga krimi i organizuar.

“Shkatërrimi i këtij niveli biznesni është nevojë e dorës së parë. Miratimi i paketës shënon përshkallëzimin e panjohur, shënjestra do të jetë pasuria e krijuar nga krimi i organizuar.Shkatërrimi i burimit ekonomik dhe financiar që mban gjallë krimin, këtij modeli të shëmtuar dhe të rrezikshëm që gjeneron krime të rënda, josh shumë të rinj në rrugë të gabuar.Operacioni do të zhvillohet në bashkëpunim me SPAK dhe partnerët në një kuadër të përcaktuar ligjor. Objekt do të jenë pasuritë e deklaruara apo të fshehura.

Paketa nuk i jep autoritet të ri policisë, por detyra të reja dhe instrumete për arritjen e qëllimit madhor kundër krimit.Policia ka mbajtur me përkushtim shumë barrë të rëndë, janë përballuar dhe goditur, edhe kanë pësuar dhe sot përfaqësojnë një ndër institucionet më të besueshme. Suksesi i këtij operacioni do të jetë i garantuar.Një pjesë e aseteve do të vihen në dispozicion të policisë në funksion të modernizimit dhe personelit. Për politikën, korrigjoni shënjestrën, policia nuk mund të jetë tabelë.

Për kriminelët, u them tërhiquni nga rruga e krimit për të shpëtuar familjen, kthjellohuni dhe kuptoni se keni përgjegjësi për ata që vijnë pas jush. Është thjeshtë cështje kohe, udhëtimi kriminal do të ndërpritet keq, në mos sot nesër, por nesër do të jetë vonë” tha Lleshaj.