Në rend të ditës gjatë seancës së Kuvendit po diskutohet për miratimin i disa ndryshimeve në ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe ligjin për statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve. Parashikohet që të miratohen 2 ndryshime ligjore të ligjeve më të rëndësishme të reformës në drejtësi për të arritur dy qëllime: Së pari synon të zhbllokojë procesin e betimit të gjyqtarëve kushtetues dhe prokurorëve të posaçëm duke evituar bllokimin e këtij procesi nga institucione të tjera siç mund të jetë ai i presidentit. Së dyti, lidhet me atë që kryeministri e quan KÇK. Inspektori i Lartë i Drejtësisë sa herë do të ketë një denoncim të arsyeshëm apo çështje të tjera që vihet në dijeni përmes medias apo referimeve të tjera, brenda 3 ditëve KLGJ apo KLP me kërkesë të ILD duhet të marrë një vendim të arsyetuar për pezullimin e menjëhershëm të gjyqtarit apo prokurorit të dyshuar në shkelje, duke mos pritur përfundimin e hetimit.
Kryeministri Rama në fjalën e tij është shprehur se ofensiva kundër kri mit të organizuar me KCK është bërë në mënyrë që të shka tërrohen këto grupe. Kryeministri është shprehur se do të punohet nga dy anët e medaljes, atë të goditjes së pasurisë së kri minelëve dhe në anë tjetër gjykatësve dhe prokurorëve të cilët mbrojnë kri min e organizuar.
“Paketa Anti-KÇK. Është fakt se në këtë fazë, ku reforma në Drejtësi vijon të zbatohet dhe Vettingu po pastron llumin, një pjesë jo e vogël e lumit e gjykatësve dhe prokurorëve që s’kan shance të kalojnë vettingun. Kanë hyrë në fazën e fundit të karrierës së tyre. Është fakt që opinioni publik duhet të përballet në mënyrë të vijueshme me “aksid ente” mes ligjit që thyhet përballë makinerisë së kr imit në sistemin e Drejtësisë. Nxjerrë vendime që realisht dëshpërojnë dhe synojnë gjyzimin e opinionit publik. Vendime të tme rrshme. Lirimi i të dënuarve me bur gim të përjetshëm. Tjetërsimet e pronave me interes të madh kombëtar në bregdet. Për këtë arsye kemi vendosur të ndërmarrim ofensivë si asnjë herë më par në të dy anët e medaljes. Në anën që është pasqyrë e fuqisë financiare të krimit dh enë anën tjetër e krimit në sistemin e drjetësisë për mbrojtjen e kr imit të organizuar.