Ambasada e SHBA në Shqipëri ka reaguar pas miratimit nga qeveria të paketës “Anti-KÇK”.
Përmes një deklarat për mediat ambasada bën me dije se Shtetet e Bashkuara mirëpresin përpjekjet e intensifikuara nga Qeveria e Shqipërisë për të parandaluar krimin e organizuar që të përdorë pasurinë e paligjshme për të minuar themelet e shtetit ligjor.
“Ndërsa vazhdon zbatimi i reformave të rëndësishme të drejtësisë, Shtetet e Bashkuara mirëpresin përpjekjet e intensifikuara nga Qeveria e Shqipërisë për të parandaluar krimin e organizuar që të përdorë pasurinë e paligjshme për të minuar themelet e shtetit ligjor.
Mekanizmat e përforcuar për zbatimin e ligjit duhet edhe të mbështesin institucionet e reja të drejtësisë të ngarkuara me ndjekjen penale të krimit të organizuar, edhe të harmonizohen me standardet e procesit të drejtë ligjor.
Ne do të vazhdojmë ta ndjekim zbatimin e këtij ligji me interes te madh.”- shkruan ambasada amerikane në faqen e saj.