Pas Shijakut, Durrësit dhe Elbasanit, Operacioni “Forca e Ligjit” ka zbarkuar sot edhe në Shkodër. Nga infromacionet e para, mësohet se operacioni në qytetin verior vjen pas vlerësimeve për një ndërhyrje emer gjente. Familja Bajri dhe ajo Doçi, janë 2 subjektet e reja që zbardhen nga lista prej 200 emrash që 12 drejtoritë vendore të Policisë kanë dërguar në Policinë Kriminale.
Pritet që policia të bëjë sekuestrimin e pronave të dy familjeve, duke e çuar kështu në tre, numrin e subjekteve që iu sekuestrohet pasuria, pas Altin Hajrit në Shijak. Pengmarrja dhe vra sja mak abre e Jan Prengës në Kamëz, ka zbuluar edhe anëtarë të familjes Bajri dhe Doçi, të përfshirë në një ngjarje pas të cilës dyshohet se fshihet sasia rekord prej 283 kilogram ko ka inë, që vëllai i vik timës nuk e dorëzoi tek ‘pronarët’.Nga të dyja familjet janë shpallur në kërkim, M.Bajri dhe Gentian Doçi janë në kërkim për këtë ngjarje. Ditën e sotme, OFL i ka dërguar kërkesë për plotësim formulari dy personave, Lulzim Berishës në Durrës dhe Ardian Çapjas në Elbasan.