Aulona Musta është një ndër personazhet televizivë që tregon thuajse gjithçka (thuajse, se ka edhe ca gjëra që nuk thuhen, por që përshpëriten nëpër Tiranë).

Gjithsesi, moderatorja kishte premtuar që kur të bënte ndërhyrjen estetike në hundë, do tregonte për këtë. Në fakt, e mbajti fjalën. Në një Instastory, Auloni tregon veten me hundë të fashuar, shtrirë dhe shkruan: Njerëz jam mirë, faleminderit për interesimin. Më në fund, dikush që kur bën ndërhyrje estetike, nuk thotë ‘Kam lindur perfekte’ (jo për gjë, por janë fotot që përgënjeshtrojnë çdo gjë).