Lulzim Basha është zgjuar sërish rreth orës 11 sot dhe ka vendosur që t’ia dedikojë nisjen e ditës së punës situatës me Coronavirusin.Ndërkohë që të gjithë ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik janë në terren në kuadër të masave që janë marrë për mbikëqyrjen, Kryetari i Partisë Demokratike ka zhvilluar një takim për situatën e Coronavirusit me disa ekspertë të shëndetësisë.

Ekspertët e thirrur nga Basha në takim janë Bardh Spahia, ish deputet dhe anëtar i forumeve të larta të PD-së, Tritan Shehu, ish Ministër i Shëndetësisë dhe ish Ministër i Jashtëm, edhe ky anëtar i forumeve të larta të PD, Albana Vokshi, ish deputete dhe anëtare e forumeve si dhe Halim Kosova, ish deputet dhe ish Ministër i Shëndetësisë për një kohë të shkurtër në qeverinë e Berishës, në ata muaj kur LSI vendosi të linte qeverinë duke lënë bosh dhe vendin që mbante Petrit Vasili në krye të Shëndetësisë. Kryetari i PD ka vendosur që të bëjë një rrugë e dy punë, edhe mbledhje partie, por edhe të njoftojë mediat se po zhvillon një takim për situatën e Coronavirusit.