Në fjalën e tij në Kongresin e PS-së, sekretari i përgjithshëm i kësaj force politike u dha përgjigje kritikëve, mbi zgjedhjen e Ilir Metës në postin e Presidentit të Republikës. “ Ka disa qe na kritikojnë sot për koalicionin me LSI gjatë mandatit të parë ose shumë na thonë tani edhe pse zgjodhëm Ilir Metën President. Këtyre kritikëve ju them se ne nuk jetuam për zgjedhjet e radhës në mandatin tonë të parë, nuk shitëm qëllimet dhe nuk bëmë kurrë Pazar për objektivat në mandatin e parë. Ne bemë punë te mira në ate Koalicion dhe Ilir Metes i dhamë thjesht hakun, si pjese e koalicionit, pasi presidentin me vetem votat tona se zgjidhnim dot, po edhe si me i miri president nga radhet e opozites realisht. Ne nuk mund ta parashikonim dot, askush se dinte, qe Ilir Meta do katandisej si Veri qe u nxjerr gjuhen njerezve tek udhekryqi i 21 dhjetorit!
Por mos e harroni qe ne patëm gjithë gatishmërinë edhe të dalim nga qeveria e koalicionit me LSI për shkak të Reformës në Drejtësi, sepse Reforma në Drejtësi ishte më e rëndësishme sesa pushteti ynë dhe fituam zgjedhjet të vetëm më pas, sepse njerëzit atje poshtë, prej ku jeni zgjedhur delegatë, janë shumë më të mençur se sa duken zyrat apo studiot televizive të Tiranës. Socialistët shqiptarë nuk pajtohen për asnjë moment me një mënyrë qeverisuri që kënaqet me pak. Socialistët shqiptarë janë progresistë, nuk janë konservatorë, jo për definicion, por se i dallon me të tjerët reagimi instiktiv,i përditshëm, refuzimi, dhe përpjekja për të shëruar mekanizmat e kor ruptuar dhe të dhe që duhet të vazhdojmë të reformojmë. Prandaj qasja jonë në qeverisje ka në themel shpirtin e pro estës ndaj problemeve me të cilat përballen realisht shqiptarja e shqiptari i thjeshtë cdo ditë, në cdo zyrë shteti, në cdo bashki, në cdo shërbim publik etj.” u shpreh Balla.