Barcelona përjetoi një mbrëmje jo fort të këndshme një natë më parë, teksa në përballjen me Napolin humbi Gerard Pique për shkak dëmtimi. Mbrojtësi fillimisht u tha se rrezikon të mungojë gati një muaj, por së fundmi “Cardena Ser” shkruan se Pique do të jetë gati shumë shpejt, madje në kohë për të luajtur edhe në “El Clasicon” e kësaj fundjave. Një lajm i madh ky për Barcelonën, pasi 33-vjeçari është lider në prapavijën katalanase.