Së shpejti qeveria do të fillojë planin e gjerë të rindërtimit për strehimin e banorëve të goditur nga tërmeti I 26 nëntorit. Ministri i Rindërtim, Arben Ahmetaj zbulon se qeveria tashmë ka vendosur për modelet e banesave që do të ndërtohen. “Modeli eshte nje teknologji shume e avancuar me 3 tipologji , me 1 +1 , 1+2 dhom a, 1+3 dhoma me standarte shume te larta dhe me cmime referente ate qe ne kemi per entin kombetar te banesave qe I referohet ndertimit te banesave sociale , pra me nje cmim goxha te uletbesoj qe deri ne fillim te javes tjeter te dyja njesite zbatuese qe eshte Fondi Shqiptar I Zhvillimit per gjithe territorin e Bashkise se Tiranes dhe Bashkia e Tiranes per territorin e vet te hapim prokurimet nderkombetare per ndertimine ketyre shtepive . Jane mbi 3 mije deri ne 4 mije shtepi , por gjithsesi sic I referohemi ne kjo eshte pune ne rogress e siper.”- thotë Ahmetaj.

Ahmetaj përjashton çdo mundësi që me lekët e donatorëve të blihen banesa nga stoku I partamenteve të pashitura në Tiranë apo zonat e goditura nga tërmeti. “Jo nuk do te blihet asgje nga stoku . Mund te ishte nevoja per familjet qe kane humbur familjaret , por jo ne parim praktikisht do te rindertohen.”- thotë Ahmetaj. Qeveria ka qartësuar edhe mënyrën sesi do kanalizohen fondet e rindërtimit, por është e ndërgjeghshme që thithja e të gjitha parave do të shtrihen në kohë.

“Ka dy menyra sesi ata I levrojne fondet , nje menyre eshte drejtpersedrejti me buxhetin e shtetit dhe nje menyre eshte le te themi intitucioneve te tyre te agjencice te zhvillimit te tyre si ne rastine Gjermanise qe do te perdori banken e tyre te zhvillimit dhe institucionin e tyre te zhvillimit qe ka vite e vite qe punon ne shqiperi . Un mendoj qe do te duhen rreth 1 vit e gjysem deri ne 2 vjet qe te gjithe grantet e kredite te strukturohen dhe te fillojne levrimin e tyre ne funksion te programit te rindertimit.”- thotë Ahmetaj. Procedura që do të ndiqet për të kryer këto investime siopas ministrit është ajjo standarde.

“Eshte prokurimi publik i hapur drejtpersedrejti ne cdo rast , pra nuk eshte se do kete marreveshje midis nje biznesi , jo eshte prokurim I hapur nderkombetar me dy faza : faza e pare eshte faza e kualifikimit te kompanive ajo qe ne gjuhen teknike njihet si kuader dhe pastaj eshte ofrimi I punes ne baze te ofertave qe kane kompanite qe kane ne perberje te ofertes cilesine , pra standartet kane cmimin , kane dhe kohen midis te tjerave , pra keto jane 3 standarte kryesore pra cilesia e ndertimit ku7 futen materialet , antisizmizmi , pastaj kem I cmimin patjeter dhe kohen.”- thotë Ahmetaj. Por sa real është rreziku që donacionet dhe kreditë e përfituara nga donacionet të rrezikojnë borxhin publik. Kjo është pyetja për të cilën ministrio Ahmetaj gjen kohën t’u kthejë përgjigje edhe kritikëve.

“Kur me behet kjo pyetje nuk rri dot pa kaluar te profili im prej Gjirokastriti le ta themi . Pa ca domethene kjo qe u rrit borxhi public ? A e din ata qe bejne pseudoanaliza qe per 30 sekonda u shkaterrua 7.5 % e Prodhimit te Brendshem Bruto ? Ca dmth u rrit borxhi ? Cili borxh u rrit qe keta po shqetesohen qe dueht lene Shqiperia ne dite te hallit dhe qytetaret ne dite te hallit . Kujt I tregojn borxhin keta ? Borxhi nga 7.4 % sot eshte 64.7 % dhe jane 295 milion grante , te tjerat jane kredi . Kujt I jepen kredite ? Kredite I jepen Shqiperise qe eshte e pergjegjshme per shka te kesaj qeverie ne menaxhimin e financave publike . Ky eshte debat qesharak per mua . Patjeter qe po te duhej do rritej borxhi se per cfare pergatiten vendet qe konsolidohen fiskalisht ? Pergatiten qe te duken kozmetikisht te bukur ? Jo , pergatiten per dite te veshtira , per dite si kjo . Si u ndertokan , me frymen e shenjte u ndertoka gjithe zona e demtuar edhe jane mbi , sot qe me erdhen shifrat e fundit jane mbi mbi 9 mije e 600 shtepi te pabanuara , si u ndertokan keto”- thotë Ahmetaj. Ahmetaj thotë se qeveria do të jetë transparente me procesin, duke thene se në qeveri do të ketë 3 përfaqësues të donatorëve ne menyre qeata te njihen ne kohe reale me detajet teknike , financiare apo dhe inxhinierike të programit te rindertimit.