Kur u ndërtua, PD s’la gjë pa thënë kundër projektit të sheshit “Skenderbej”. Por sot, Kryetari i PD, Lulzim Basha është parë teksa shijon motin e mirë dhe pamjen qetësuese që të ofron sheshi “Skënderbej”. Ndonëse kanë qenë të shumta akuzat, por edhe tentativat për të penguar projektin e kryebashkiakut Veliaj për transformimin e sheshit “Skënderbej”, nga një rrethrrotullim makinash në hapësirën më të madhe pedonale në rajon, duket se lideri demokrat nuk i ka rezistuar një kafeje aty.
Të jetë kjo një keshille e kompanisë së PR-it që ka marrë në dorë t’i përmirësojë imazhin?