Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore Damian Gjiknuri ka deklaruar në përfundim të mbledhjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore se nuk përjashtohet numërimi elektronik për shkak se ajo do të ndikojë edhe depolitizimin e komisionerëve. Gjiknuri: Sot jemi njohur me propozimet e Partisë Demokratike për pjesën e identifikimit dhe votimit në raport me përfshirjen e teknologjisë. Në parim ne jemi në mbështetje të nismave që të përfshihet teknologjia në zgjedhje, megjithatë, ne si mazhorancë do të konsultohemi edhe me ekspertë, do të marrim dhe opinionin e ekspertëve të ODIHR dhe të do të shohim si do ta përfshijmë këtë teknologji. Por, në parim dhe kjo vlen për publikun, tek pjesa e identifikimit të zgjedhësve që me çfarë duket ka prioritet dhe nga opozita, ne jemi të gatshëm të gjejmë kompromis në këtë drejtim. Siç do gjë tjetër teknologjike kërkon kohë, kërkon më shumë siguri dhe kërkon që procesi zgjedhor të mos mbetet peng i dës htimeve teknologjike. Pra kjo është qasja që ka mazhoranca dhe qeveria.
Pyetje: PD kërkon që identifikimi elektronik të jetë në gjithë territorin, ju e pranoni këtë? Gjiknuri: Thashë që nëse kjo është e realizueshme dhe ne do të bëjmë konsultime për këtë. Nuk është çështje idesh dhe teorish por është çështje teknologjie, do të bëjmë konsultimet e nevojshme, do të përfshijmë edhe organe të specializuara të Këshillit të Ministrave që kanë njohuri në lidhje me këtë çështje, si dhe konsulencë ndërkombëtare. Në parim dhe mënyra se si e kemi formuluar që në draft-ligjin për ndryshimet e Kodit Zgjedhor ka qenë që parimet i vendosim në këtë ligj dhe implementimin t’ja lëmë organeve zbatuese, në këtë rast Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ose institucionet që do të përfshihen në implementimin e kësaj teknologjie. Po e theksoj, në parim jemi për përfshirjen edhe me elementin që do të çojë drejt një departizimi, depolitizimi të procesit në qendrën e votimit. Edhe një nga qëllimet që kemi pasur është depolitizimi i komisioneve zgjedhore dhe futja e teknologjisë ndihmon direkt edhe në këtë drejtim, pra që është një avantazh i dyfishtë. Pyetje: Po për propozimet e tjera të Partisë Demokratike z.Gjiknuri kanë punuar ekspertët tuaj, fjala vjen për çështjen e ankimimit për të cilën thatë se ju duhej kohë në komunikimi? Gjiknuri: Janë duke punuar për disa opsione, kuptohet që akoma nuk kemi gjetur një dakordësi. Lamë dhe mbledhjen tjetër ditën e martë, ku PD do të sjellë paketën e propozimeve të saj për çështjet e financimit të fushatës zgjedhore dhe çështjen e fushatës në media. Do të diskutojmë shumë shpejt, javës tjetër, edhe çështjet e Sistemit Zgjedhor dhe mendoj që brenda javës që vjen, nëse PD do të vijë edhe me propozimet për administratën zgjedhore, do ti kemi të gjitha çështjet në tavolinë. Ndërkohë, është bërë një punë e mirë nga ekspertët dhe mendoj që nëse ka vullnet dhe të punojmë realisht me shumë intensitet dy javët e mbetura, besoj që do të kemi një konkluzion. Por, gjithmonë nëse ka vullnet dhe duhet të gjejmë kompromis, për gjëra të cilat të dyja palët mund ti kërkojnë por jo të gjitha janë të mundshme dhe natyrshëm në bashkëbisedim edhe me ekspertizën e ODIHR.
Pyetje: Keni kërkuar mendim Prokurorisë për sa i përket propozimeve të PD për përfshirjen e ekipeve të policisë në qendrat e votimeve po ashtu dhe ndryshimeve në Kodin e procedurës Penale. Cila është përgjigjja e Prokurorisë? Gjiknuri: Prokuroria në një shkresë të saj ka sjellë disa përgjigje. Në Kodin e procedurës Pen ale ne kemi rëndë dakord që kr imet e ko rrupsionit zgjedhor të përfshihen si kr ime që do të hetohen nga SPAK. Pra, kjo është një gjë tashmë e pranuar nga ana e PS dhe nuk shohim ndonjë shqetësim në lidhje me të. Për sa i përket çështjes së Policisë dhe të rolit që do të kenë sinjalizuesit, kemi rënë dakord që të përfshihen tek legjislacioni për sinjalizuesit dhe mbrojtja e veçantë e tyre përfshirë dhe roli i Policisë. Disa elementë që janë të mundshëm, do ti përfshijmë në Kodin Zgjedhor. Natyrshëm, janë disa gjëra të tjera që Prokuroria ka shprehur opsionet dhe kundërshtitë e saj, por ky është një proces që po trajtohet nga ekspertët për të gjetur një zgjidhje të pranueshme. Një gjë dua ta them, që ne jemi të gatshëm që të ketë një vëmendje të shtuar në periudhë zgjedhore nga ana e organeve të prokurorisë, le të ngrihen edhe task -forca të veçanta, të ketë edhe një raportim edhe më të madh dhe më intensiv për sa i përket kundërvajtjeve dhe shkeljeve zgjedhore. Në këtë rast, mazhoranca nuk ka asgjë për të fshehur dhe është shumë e gatshme që të pranojë disa nga propozimet e opozitës.