Numri ankesave të zgjidhura gjatë kësaj jave nga platforma e bashkëqeverisjes në nivel qendror është 32 685 ankesa nga 50 928 ankesa të regjistruara.Sipas shifrave të publikuara, rezulton po ashtu se janë 4 447 ankesa të zgjidhura në nivel vendor nga 9 735 ankesa të regjistruara.Duke iu referuar ankesave të bëra nga biznesi rezulton se numri i ankesave të zgjidhura është 721, nga 1773 ankesa të regjistruara.
Javën që lamë pas spikatën 13 raste suksesi: 4 raste nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës; 3 raste nga Ministria e Financës dhe Ekonomisë, 2 raste nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës, 2 raste “Biznesi im” dhe 2 raste nga qarku Tiranë.Numri total i LOG IN në faqe është 129 030, ndërsa numri total i regjistrimeve të reja 21025.