Merkatoja e dimrit ka përfunduar prej disa ditësh, por thashethemet vazhdojnë të qarkullojnë në funksion të verës së ardhshme. Bayern Munich, madje, është lakuar si i interesuar për Cristiano Ronaldo në orët e fundit, por presidenti Herbert Hainer ka mohuar gjithçka. Për mikrofonat e TZ , ai “goditi” kampionin portugez për shkak të “kartës së identitetit”: “Është e natyrshme që shumë emra do të shfaqen në shtyp tani, por Ronaldo është shumë i vjetër për ne”.
Hainer i shuajti ëndrrat në “lulëzim” të tifozëve bavarezë, duke konfirmuar linjën e klubit të tij për blerje kryesisht largpamëse. Ndërkohë, me rastin e ditëlindjes së tij të 35-të, vetë Ronaldo kishte deklaruar se ndihej të paktën dhjetë vite më i ri, por siç duket “valencat” e tij në merkato nuk janë më ato të dikurshmet.