Nuk kemi marrë asnjë kërkesë për pezullimin e traktatit Schengen, të gjitha vendimet duhet të merren në bazë të vlerësimit rigoroz shkencor për koronavirusin dhe ato duhet të jenë proporcionale dhe të koordinuara, deklaroi komisioneri i BE-së për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarçiç.
“Çështja e ndalimeve të udhëtimit dhe kontrolleve të kufijve është çështje për vende të ndryshme. Deri më tani ato janë koordinuar mirë, por gjithnjë mund të përmirësohet dhe unë nuk po flas vetëm për bashkëpunimin midis vendeve të BE, por edhe jashtë BE”, shtoi ai. ”U takon shteteve anëtare të shikojnë dhe vlerësojnë situatën në luftën ndaj përhapjes së koronavirusit”, përfundoi komisioneri.