Kryeministrat e dy vendeve në konflik prej gati një dekade, ai i Kosovës dhe e Serbisë për herë të parë ulen ngjitur me njëri-tjetrin. Dhe bëhet fjalë për kryeministren Ana Brnabi dhe kryeministrin Albin Kurti të cilët siç shihen në foton e mëposhtme janë ulur ngjitur me njëri-tjetrin në Londër, gjatë samitit të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim mbi investimet e vitit 2020 në Ballkanin Perëndimor, ku do të lobojnë për vendet e tyre.

Megjithëse Serbia ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, së fundmi mes dy vendeve janë nëshkruar dy marrëveshje historike ajo e kthimit të fluturimeve dhe marrëveshja për hapjen e autostradës dhe hekurudhës. Këto marrëveshje padyshim që janë konsideruar historike pasi janë të parat që nënshkruhen pas 21 vitesh. Gati një dekadë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, vite pas fillimit të dialogut me ndërmjetësimin e BE-së dhe pesë vjet nga marrëveshja e Brukselit që synonte hapjen e një kapitulli të ri në marrëdhëniet Kosovë-Serbi, konflikti i ngrirë mes dy vendeve vijon ende.