Biznesmeni britanik Christian Angermayer ka rrë fyer detaje nga biseda e kryeministrit Edi Rama në Konferencën e Sigurisë në Mynih pak ditë më parë me themeluesin e Facebook, Mark Zuckerberg. Angermayer teksa vlerëson kryeministrin Rama thekson se ai u ka treguar për periudhën e errët të komunizmit në Shqipëri dhe dëshirën e vendit për t’u bashkuar me BE-në.

“Konferencat e mëdha globale shpesh përdoren nga CEO-të dhe politikanët për të shpërndarë mesazhet e tyre të miratuara. Në Konferencën e Sigurisë së Mynihut ishte ndryshe. Pjesëmarrësit e përdorën atë për diskutim të vërtetë, duke folur hapur për çështjet e tyre më të ngutshme dhe duke dëgjuar perspektivat e tjera.

Kjo fotografi është në momentin kur Edi Rama, Kryeministri i mahnitshëm i Shqipërisë, i shpjegon CEO-s së Lufthansa-s Carsten Spohr, Mark Zuckerberg-ut dhe mua se Shqipëria përjetoi komunizmin më të keq stalisizt dhe Maoist. Sot, Shqipëria është një nga vendet më të etura në Evropën Lindore për t’u anëtarësuar në BE” shkruan ai.