Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, dhe Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Vlora Çitaku, kanë takuar Sekretarin e Shtetit Amerikan Michael Pompeo në darkën e organizuar nga ky i fundit në Uashington.
Lajmin e ka bërë të ditur, vetë Kreu i Diplomacisë Shqiptare me anë të një postimi në facebook ku shprehet: “Unë e Vlora së bashku me Sekretarin Pompeo pas një darke në Washington..” Cakaj dhe Çitaku gjatë takimit me Sekretarin e Shtetit kanë shpalosur edhe trashëgiminë e përbashkët historike të harmonisë fetare të Kosovës e Shqipërisë.