Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ishte ditën e sotme në ceremoninë e certifikimit të 5 ekspertëve që u trajnuar në SHBA për testin e makinerisë së të vërtetës. Yuri Kim është shprehur se këto 5 persona janë pak po është një nismë e madhe dhe shumë e rëndësishme për Shqipërinë.
“Është një gurë shumë i rëndësishëm. Përparimi i Reformës në Drejtësi është element i rëndësishëm i të ardhmes tuaj. Jam e kënaqur që të shohë suksesin e 5 këtyre studetëve që bënë 400 orë në shkencat e poligarfisë. Kanë studiuar psikologjinë teknikat e intervistimit dhe teknikat e testit. Instruktorja e ka vlerësuar përkushtimin e tyre dhe disiplinën e tyre në kurs. Dua të shpreh falenderimin tim për eksperten Lori Kosiarek. Për punën që ka bërë. Zonja Kosiarek i ka bërë këto studente pjesë e jetës së saj dhe do të punoj në praktikë për ta. më leni ta përsëri prapë është një moment shumë i rëndësishëm i Shqipërisë, por edhe të diplomuarëve. Shqipëria ka ligjin e ri për Spakun që kërkon që anëtarët e BKH ti nënshtrohen testit të poligrafit. Këto ekzaminues do të sigurojë aftësi për të zbatuar në bazë të ligjit të ri të SPAK. Ata janë një tjetër armë në arsenalin e Shqipërisë për të luftuar korrupsionin dhe për të zbatuar shtetin ligjor. Përveç të testuarve jemi këtu për testin e poligrafit. Kjo ministri do të bëjë kontrollin e BKH që ta vendosë në zbatim BKH. ” tha Yuri Kim.