Chelsea raportohet se është klubi i fundit që është interesuar për ta siguruar transferimin e sulmuesit argjentinas të Interit, Lautaro Martinezit, gjatë afatit kalimtar të verës. Gazeta italiane CalcioMercato raporton së të kaltrit e Londrës janë të gatshëm t’ia ofrojnë Interit ose Emerson Palmerin, ose Marco Alonson si shtesë ndaj parave në një marrëveshje për Lautaro Martinezin. Trajneri i Interit, Antonio Conte, është tifoz i Alonson, me të cilin kishte punuar gjatë dy sezoneve sa ishte trajner i Chelseat. Megjithatë, mbetet të shihet nëse Conte do të jetë i gatshëm ta sakrifikojë njërin ndër lojtarët kyç të Chelseat për 29-vjeçarin.
Sulmuesi argjentinas e ka klauzolën prej 111 milionë eurove për ta shkëputur para kohe kontratën e tij me Interin, megjtihatë kjo klauzolë është e vlefshme vetëm për klubet jashtë Italisë. Të premten, mediumet italiane raportuan se Martinez shpreson ta sigurojë një transferim te gjiganti spanjoll Barceloa, pasi që dëshiron të luaj përkrah bashkëkombësit të vet, Lionel Messit, dhe do ta refuzojë çfarëdo oferte tjetër. Martinezi i ka shënuar 16 gola për Interin në të gjitha garat gjatë këtij sezoni 2019/20