Sulmuesi francez, Moussa Dembele, nuk ishte në treg gjatë afatit kalimtar të janarit, mirëpo klubi londinez Chelsea, që ishte interesuar për të edhe muajin e kaluar, do të tentojë sërish t’i sigurojë shërbimet e tij gjatë verës. Chelsea do t’i kthehet garës për ta siguruar transferimin e sulmuesit të Lyonit, Moussa Dembeles, gjatë afatit kalimtar të verës, pasi s’arritën t’ia marrin atë klubit të Ligue 1 gjatë afatit kalimtar të janarit, transmeton Gazeta Express.

Përkundër negociatave të vazhdueshme dhe tentimeve të Chelsea për ta bindur Dembelen dhe Lyonit, në fund tentimet rezultuan të pasuksesshme. Megjithatë, gazeta Standard Sport raporton se klubi anglez ende i ka sytë mbi francezin, të cilin mund ta transferojë shkaku i 150 milionë funteve që i fituan me shitjen e disa lojtarëve gjatë afateve të fundit kalimtare, pa blerë lojtarë të tjerë.

23-vjeçari vlerësohet me 40 milionë euro nga Tranfermarkt dhe kontrata e tij me klubin londinez është e vlefshme deri në fund të qershorit të vitit 2023. Kjo bën që Lyoni të kërkojë shumë më të lartë sesa 40 milionë euro, shkaku edhe i interesimit të shumë klubeve. Gjatë këtij sezoni, Dembele ka luajtur në gjithsej 33 ndeshje në të gjitha garat, gjatë të cilave ka kontribuar te skuadra e Lyonit me 18 gola dhe gjashtë asiste.