Në puntatën e ditës së sotme të emisionit “Ftesë në pesë” u diskutua lidhur me diamantet dhe botoksin, “miqtë” e ngushtë të femrave. E ftuar në studio ishte moderatorja Fjodora Fjora, e cila ka dhënë opinionin e saj lidhur me këtë temë. Ajo u shpreh se aksesorët janë tepër të rëndësishëm për femrat, ndërsa përmendi faktin se edhe vetë është e fiksuar pas tyre.

Madje, Fjodora pranoi në studio se ajo vetë ka mbajtur një palë vathë që kushtojnë sa një shtëpi. “Unë kam mbajtur një palë vathë që ishin sa një shtëpi. I prekja herë pas here aty në çantë, thoja ‘t’i prek njëherë a janë aty’”- tregoi moderatorja.