Drejtuesja e fondacionit “Partnerët Shqiptarë”, Juliana Hoxha, tha në emisionin “Real Story”, në News24, se deri më tani tri prona të konfiskuara nga shteti, si të vëna nga aktiviteti kr iminal, janë kthyer në ndërmarrje sociale, që punësojnë të rinjtë. “Ne kemi tre prona, që janë në përdorim, pastiçeria sociale në Fier, që ka qenë “Disko bar”, dhe po “Disko bar” në Durrës, si dhe një pronë në Sarandë, që janë kthyer në ndërmarrje sociale, ku punësohen të rinj”, tha Hoxha.

Më tej, ajo foli për ligjin “anti-KÇK”, për të cilin tha se qeveria është nën presion për goditjen e kr imit të organizuar, për shkak se është një ndër kushtet e Gjermanisë për integrimin. “Ne kemi kërkuar një seancë dëgjimore për aktin normativ. Ka një kakofoni këto ditë, nëse akti shkel të drejtat e njeriut apo të drejtat e institucioneve të reja të drejtësisë, SPAK dhe BKH. Debati ka nisur dje, kur ishte aksioni i parë që ndodhi. Sa i përket momenti që është i gabuar, unë gjykoj se qeveria është para një presioni shumë të madh sa i përket tregimit të saj si qeveri në luftën kundër krimit të organizuar, që është edhe një ndër kushtet gjermane. Unë them që është e motivuar edhe nga ky presion i madh. Unë u takova dhe me Presidentin Sassoli, dhe ai kishte një lloj entuziazmi. Ndaj dhe them që është diçka e motivuar politikisht në një moment të madh.

Ne si fondacion para gati tre vjetësh, kur kemi nisur iniciativën, ajo që po bëjmë për pronat e konfiskuara me mbështetjen e BE kemi nisur iniciativën e kthimit të këtyre pronave në ndërmarrje sociale. Sot, janë 59 prona të konfiskuara, me një vlerë te rreth 6 milionë euro. Këto janë prona të patundshme”, u shpreh ajo.