Interi po mendon për të ardhmen dhe në merkaton e janarit ka vendosur piketat mbi lojtarin që dëshiron të ketë me patjetër në ekip. I riu Tahith Chong duket gjithnjë e më pranë kalimit në Itali. Zikaltrit duan të afrojnë mesfushorin, pasi ky i fundit del i lirë.
Manchester United nuk ka arritur të rinovojë me holandezin dhe janë kryesuesit e Serie A që e kanë bindur t’u bashkohet atyre.

Ai do të përfitojë rreth 1.5 milionë euro në sezon, sipas ofertës së Interit, ndërsa lojtari do 2 milionë euro plus bonuse. Agjentët e lojtarit donin fillimisht 7 milionë euro, por ulën pretendimet në 5. Interi është gati të realizojë një operacion të tillë.