Çfarë do të ndodhte nëse? Po sikur? Kjo lloj pyetjeje është baza e filmave, librave, muzikës, thënieve… E lehtë të përgjigjesh në retrospektivë, e vështirë për t’i interpretuar të gjitha aspektet e së kaluarës. “La Vita è Meravigliosa”, një film klasik i vitit 1946, me regji të Frank Capra, tregonte protagonistin kryesor, të ngopur me jetën e tij. Çfarë do të ndodhte, nëse ai nuk do të kishte lindur kurrë?! Ka probleme për shumë njerëz, përtej ekzistencës së tyre. Çfarë do të kishte ndodhur…? Kjo pyetje është një parathënie e bukur, por edhe domosdoshmëri për të folur për Cristiano Ronaldo, tani 35 vjeç.
Çfarë do të ndodhte me Juventusin (2019-2020), nëse një “i moshuar” i tillë, por i papërmbajtshëm, nuk do të kishte shënuar asnjë gol në këtë sezon? Nëse, nëse, nëse… Ylli i datëlindjes 1985 e ka tundur rrjetën e kundërshtarit 19 herë në 19 ndeshje. Për të, nuk mund të ndalosh së bëri pyetje, madje edhe nga ato më abstraktet. Ka vetëm një përgjigje të saktë: “Zonja e Vjetër”, pa golat e tij, do të ishte në telashe, nuk do të ishte në krye të renditjes së Serie A. Në një përvjetor të tillë, të flasim për të tashmen, pa njohur të kaluarën, nuk ka vlerë, por të dhënat nuk gënjejnë.
Ndoshta do të kishte shënuar dikush tjetër në vendin e tij. Ndoshta… Kanë kaluar 22 javë kampionati dhe Cristiano Ronaldo ka shënuar 19 herë. Një mesatare që nuk është parë prej disa vitesh për portugezin, përsëri kampion i viteve më të mira të jetës së tij. Kur ishte në gjendje të duelonte me Messin për fronin e bomberit më të mirë në botë, CR7 i mahniste të gjithë. edhe sot vijon ta bëjë këtë gjë.
Potencialisht, Cristiano Ronaldo i këtij sezoni, duke ruajtur ritmin e deritanishëm, mund të arrijë të paktën 35 gola, siç ndodhi vetëm tri herë në karrierën e tij (të gjitha te Real Madridi). Sidoqoftë, këtu qëndron pika thelbësore. Luzitani, në fakt, e ka tejkaluar shifrën e dyfishtë që nga viti 2007. Një dekadë prej 351 golash në kampionat, pa u zgjeruar me gara të tjera. U tha, pika thelbësore… Cristiano Ronaldo nuk ka luajtur kurrë në ekipe të dobëta dhe të pafuqishëm, nga parashikimi i një gare të vetme apo të një sezoni të tërë. Ai luajti te Manchester United i Ferguson, te Real Madridi, i aftë për të fituar 4 Champions, te Juventusi, duke thyer rekordet.
Ai gjithmonë është mësuar të largohet nga fusha, veçanërisht në Spanjë, me tre, katër, pesë apo edhe dhjetë gola në rezultatin e skuadrës së tij. Këtë sezon, megjithatë, në moshën 34 vjeç, dhe tani 35 vjeç, ai po dëshmohet vendimtar e rezultativ si kurrë më parë, përjashtuar sezonin 2007-2008, kur vishte fanellën e “Djajve të Kuq”. Asokohe ishte 23-vjeçar, me një karrierë të tërë përpara. Duke analizuar çdo sezon të vetëm të karrierës së tij, ky fakt është mbresëlënës. Sensacional, jo sepse ne flasim për Cristiano Ronaldo, por duke marrë parasysh se ai është 35 vjeç.
19 gola me Juventusin në këtë kampionat, kjo u tha. Pa golat e tij, Juventusi do të kishte 18 pikë më pak. Nëse, nëse, nëse… Kuptimi i gjithçkaje, megjithatë, është i padyshimtë: ai duhet të mbajë mbi supe rezultatet e ekipit të tij, siç nuk e kishte bërë kurrë më parë në karrierë. Thënë më thjesht: Real Madridi mund të mbështetej edhe te Benzema, Bale etj., duke fituar edhe 6-0, mbase me 4 gola të luzitanit. Statistikisht, i jashtëzakonshëm; për sa iu përket golave; por jo aq përcaktues për rezultatin përfundimtar. Me pak fjalë, Real Madridi do të kishte fituar, gjithsesi.
Dybala, Higuain, Douglas Costa dhe bashkëpunëtorët e tjerë bardhezinj janë kampionë, por Juventusi nuk mund të fitojë me pesë, ose gjashtë gola, siç ndodhte te Real Madridi i Cristiano Ronaldos. Portugezi është vendimtar, ai përcakton fatin e ndeshjes. Mund të ndryshojë historinë e ditës dhe të sezonit. Detaji, episodi, pika e kthesës dhe ndryshimi bardhezi korrespondojnë me dy shkronja dhe një numër, C-R-7. Të dhënat e thonë këtë, statistikat nuk mund të interpretohen në mënyrë tjetër. Mund të flasim për një garë, trofeu i të cilës që do të kishte gjetur mënyra të tjera për të përfunduar në duart e Juventusit, por edhe në këtë rast produkti është gjithmonë i dyshimtë dhe asnjëherë i sigurt.
Pra, 18 pikë më pak, pa golat e Cristiano Ronaldos. Një kontribut i jashtëzakonshëm, duke pasur parasysh 16 javët e mbetura deri në fund të kampionatit italian. Në sezonin 2007-2008, Manchester United do të kishte 19 pikë më pak, pa golat e tij, por gjatë gjithë sezonit. Prandaj, përveç nëse nuk shënon më nga këtu e tutje, këtë sezon golat e CR7 do të jenë më përcaktuesit në tërë historinë e tij. Pa golat e tij, Juventusi do të kishte 18 pikë më pak. Meqë jemi në fushën e hipotezave, për shembull, në fitoren 2-1 kundër Parmës ai shënoi dy gola.
Pa to, Juventusi do të kishte humbur tri pikë. Në fitoren 2-1 kundër Bologna, goli i tij ishte thelbësor thelbësor për të sjellë në shtëpi edhe dy pikë. Golat vendimtarë të Cristiano Ronaldos i dhanë Juventusit 25 nga 54 pikë. Në 19 ndeshjet e luajtura, në 2 raste golat e tij nuk i ndihmuan bardhezinjtë për t’i marrë ato (kundër Napolit dhe Lazio); në 5 raste nuk e gjeti rrugën e golit; në 9 raste skuadra duhej të mbështetej plotësisht tek ai; ndërsa në 3 raste, “Zonja e Vjetër” do të kishte fituar edhe pa golat e tij.