I ftohti që ka prekur vendin tonë, ka bërë që këtë të mërkurë mali i Dajtit të zbardhet nga dëbora. Meteorologia Adiola Bani tregoi për Report Tv se temperaturat e ulëta dhe era e ftohtë do na shoqërojnë deri të premten, ndërsa fundjava do të ketë rritje të temperaturave.
Era do të vijojë të mbetet problematike, jo vetëm në tokë por edhe në det, ku në detin Jon degëzimi arrin deri mbi 8 ballë duke shkaktuar probleme në trafikun detar, ndërsa në tokë do të bëjë që të ndihet më shumë i ftohti dhe ku shpejtësia arrin në 70-75 km/h herë pas here.
Muaji shkurt ka sjellë për herë të parë dëborën kaq parën qytetit, ka bërë që të rinjtë por dhe familjarë të drejtohen për tek mali i Dajtit për t’u argëtuar.
‘Po ja kalojmë shumë mire. Kjo është dëbora e parë për këtë vit. Një vend shumë i bukur, është hera e parë që unë vij këtu,t ë gjitha gjërat janë të mrekullueshme, unë rri jashtë shtetit në Greqi, këtë bukuri nuk e kam parë atje. Për sezonin dhe dëborën është shumë mirë, nuk është shumë ftohtë’-u shprehën qytetarët.
Qytetarët do të kenë mundësi të shijojnë dëborën edhe për disa ditë, ndërkohë që në fundjavë do te ketë rritje të temperaturave. Për sa i përket ditës së sotme, meteorologia, Adiola Bani tregoi për Report Tv se do të vijojë me erë të ftohtë dhe temperatura të ulëta.
‘Dëbora do të vijojë të mbetet prezente jo vetëm sot por deri në fundjavë, kryesisht në zonat e thella malore sidomos në juglindje dhe verilindje të territorit, duke qenë se kemi temperature shumë të ulëta, jo vetëm ditën e sotme por do të vijojë deri në fundjavë. Pavarësisht se fundjava sjell rritje graduale të tyre, do të jetë një rritje jo shumë e ndjeshme e temperaturave. Ndërsa mali i Dajtit duke qenë se kryeqytetasit mezi e presin këtë dëborën në Dajt, do të vijojë të mbetet prezente sot edhe nesër duke qenë se kemi temperatura negative thuajse në pjesën më të madhe të territorit shqiptar, kryesisht gjatë mëngjesit. Era do të vijojë të mbetet problematike, jo vetëm në tokë por edhe në det, ku në detin Jon degëzimi arrin deri mbi 8 ballë duke shkaktuar probleme në trafikun detar, ndërsa në tokë do të bëjë që të ndihet më shumë i ftohti dhe ku shpejtësia arrin në 70-75 km/h herë pas here’-u shpreh meteorologia
Ditë të tilla me dëborë priteshin prej kohësh nga qytetarët e Tiranës, e prej sot do të kenë mundësi ti shijojnë e të argëtohen në dëborë.