Imazhet e para të marra nga teleskopi diellor i Fondacionit Kombëtar të Shkencës (NSF) tregojnë strukturat “qelizë Texas”, të cilat mbulojnë sipërfaqen e diellit.Ato tregojnë për herë të parë pamjen e diellit nga afër dhe strukturën që e ndërton atë.Sipas NFA, secila prej strukturave të qelizave të përshkruara janë afërsisht sa madhësia e Teksasit, dhe janë një shenjë të lëvizjeve ‘të dhunshme’, të cilat transportojnë nxehtësinë nga brenda diellit në sipërfaqen e tij.Ky proces, i njohur si konveksion, tregon ngritjen e plazmës diellore për të formuar qendra qelizash të ndritshme përpara se të shfaqen njollat e errëta.
Imazhet janë kapur duke përdorur teleskopin Diellor “Daniel K. Inouye” të NSF në Haëai, teleskopi më i madh diellor në botë. Ai kombinohet në një pasqyrë katër metra në majë të malit Haleakala në Maui, Hawaii.Shkencëtarët shpresojnë se kjo do t’i ndihmojë ata të kuptojnë më mirë aktivitetin e diellit dhe ndikimin e tij në tokë.