Depoja e re Farmaceutike e përmasave dhe standardeve të Bashkimit Europian i është shtuar sot “Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Investimi u prezantua nga Ministrja Manastirliu nëpërmjet një interviste në ERTV, ku nuk kanë munguar as komentet e qytetarëve.
Pavarësisht investimeve të shumta një qytetar është shprehur i pakënaqur duke u ankuar se barnat shiten më shtrenjë se në Europë dhe populli e ka të vështirë t’i blejë. Nëpërmjet një komenti, Kryeministri Rama i është përgjigjur personalisht komentuesit duke i kujtuar se vetëm në 5 vitet e fundit çmimet e barnave janë ulur me 30%, dhe është i pavërtetë fakti që barnat në Shqipëri kushtojnë më shumë se në Europ. Lexo.al/