Për ish-ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, tre janë sfidat me të cilat BE do të përcaktojë raportin e saj me Ballkanin Perëndimor.Së pari, Arkitektura e sigurisë europiane në kushtet e krizës së besimit tek multilateralizmi, së dyti, efektet e ‘divorcit’ Brexit dhe vështirësia për një ‘martesë’ të re dhe së treti, roli e influenca e BE si fuqi botërore.
Gjatë fjalës së tij në Samitin Rajonal të Selanikut, I dërguari i posacëm i kryesisë së OSBE Bushati u ndal tek debati më i fundit që po zhvillohet brenda vetë BE-së, për të cilën tha “është vetë roli që BE-së. Si dëshiron të jetë në 5-10-15 vjetët e ardhshme në arenën ndërkombëtare në kushtet kur po zhvillohet një konkurencë edhe gjeoteknologjike tanimë. Debatet me 5G, debatet për ndryshimet klimaterike dhe revolucionin teknologjik.
Duket që Ballkani Perëndimor në kontekt nuk është një çështje shumë prioritare për vendet e BE-së dhe kjo është edhe arsyeja që për fat te keq BP shpesh shihet si një barrë për vendet e BE-së sesa si një përgjegjësi historike që i ka fillesat e saj me rënien e murit të Berlinit.Në ketë kontekst metodologjia e re e prezantuar nga BE është një perpjekje për të zbutur disi qëndrimet e vendeve qe kanë kërkuar reforminin e këtij procesi.
Natyrisht, procesi do të bëhet më kërkues, më politik dhe me mundësi më të mëdha për vendet anëtare për ta pezulluar në momentin që këto vende besojnë që vendi qe dëshiron të bëhet anetar nuk po ecën sic duhet me reformat”.Megjithatë, Bushati është besimplotë që në 2020 do të kemi mundësi të shohim fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Gjatë këtij takimi, ai u pyet dhe për cështjet e dialogut që janë ende te pazgjidhura mes dy vendeve tona.
Duke iu referuar edhe vendimit të fundit të Parlamentit Grek për ti hapur rrugën jeshile marrëveshjes për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit mes dy vendeve, Bushati u shpreh se “egziston potenciali që dokumentet qe janë shkëmbyer nga dy palët të përmirësohen dhe të pasurohen më tej dhe të merren vendime të cilat kërkojnë një lloj kurajoje politike për ti hequr nga tryeza e bisedimeve dypalëshe. Çështje të cilat janë aty ende dhe kanë një eelevancë në kuptimin historik dhe duhen adresuar nga të dyja palët”.